Site icon Telegrafi

Monologu i guximshëm dhe provokues i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog të guximshëm dhe provokues që u bë menjëherë viral.

Në episodin e pestë, vendosur në Tajlandë, personazhi i Rockwell shfaqet papritur në një hotel në Bangkok, ku takohet me Rick-un (Walton Goggins).

Skena e tyre përmban një dialog të tensionuar dhe filozofik, ku Rockwell rrëfen një transformim të pazakontë pas një jete të shfrenuar, shkruan DailyMail.

Ai zbulon se budizmi e ka ndryshuar, duke pranuar se pas mijëra netëve me gra të rastësishme, ai kishte eksploruar identitetin e tij në një mënyrë krejtësisht të pazakontë.

Në një moment të fortë, ai i dorëzon Rick-ut një çantë misterioze, duke thënë me nënkuptim: “Shpresoj se nuk duhet ta përdorësh këtë”.

Më vonë, Rick kthehet në dhomën e tij dhe hap çantën, duke zbuluar se ajo përmban një pistoletë.

Skena, e mbushur me tension dhe dykuptimësi, la shikuesit të intriguar mbi qëllimet e vërteta të personazhit të Rockwell-it.

Paraqitja e Rockwell ishte një surprizë e madhe, pasi as ai dhe as partnerja e tij në jetën reale, Leslie Bibb – e cila luan një nënë tradicionale nga Teksasi në serial – nuk kishin lënë të kuptohej për praninë e tij në kast.

Bibb kishte përmendur më parë se gjatë xhirimeve të serialit ata kishin kaluar muaj të ndarë për shkak të angazhimeve të punës, duke i bërë spekulimet për këtë rol edhe më të mëdha.

Sezoni i tretë i “The White Lotus” vazhdon të tërheqë vëmendjen me kthesat e tij të papritura dhe interpretimet mbresëlënëse. Episodet e reja transmetohen çdo të diel në HBO dhe janë të disponueshme në Max. /Telegrafi/

Exit mobile version