Gati dy dekada më parë, humbën gjurmët e të riut gjakovar, Albion Kumnova.
Familja e Kumnova pareshtur ka kërkuar të dijë fatin e birit të tyre. Por, për Albioni mbetet ende i zhdukur. Atij ia hapën varrin, por trupi nuk i erdhi kurrë.
Nëna e tij, Nesrete Kumnova, shkroi një monografi për të. Ajo thotë se kështu e bëri djalin të pavdekshëm.
Në promovimin e monografisë “Albion Kumnova – martir i kombit” prezentë ishin zyrtarë shtetërorë. /21Media/