Telegrafi

Monitorimi i zgjedhjeve në Shqipëri, ambasadorët vëzhgim në disa qendra votimi

Procesi i votimit në zgjedhjeve lokale të 30 qershorit pritet të ketë një vëmendje të veçantë dhe nga ambasadorët, të cilët kanë zgjedhur disa qendra votimit për të monitoruar nga afër mbarëvajtjen e tij.

Kështu e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses Ones do të vizitojë një qendër votimit në shkollën “Edit Durham”.

Lexo po ashtu Tre dekada pas rikthimit të pluralizmit, zgjedhje të pazakonta në Shqipëri

Ndërsa shefja e misionit afatgjatë të monitorimit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover do të vizitojë rreth orës 09:00 një qendër pranë shkollës “Vasil Shanto”, në të cilën është e vendosur dhe një KZAZ. /A2News/