Site icon Telegrafi

Monitorim i shtuar për transportin publik në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të ketë monitorim të shtuar për transportin publik në kryeqytet.

Të mërkurën është mbajtur edhe takimi me përfaqësuesit e linjave private, ku është diskutuar për monitorime të rrepta për biletat mujore, transmeton Telegrafi.

“Monitorim i shtuar për transportin publik në Kryeqytet. Sot, gjatë një takimi me përfaqësuesit e linjave private të transportit, i njoftuam se do të ketë monitorime të rrepta për biletat mujore, duke garantuar që çdo qytetar që paguan për shërbimin të marrë atë që i takon”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës.

Tutje, theksohet se ky është një hap tjetër përpara drejt rritjes së cilësisë dhe transparencës në transportin publik.

“Bashkë për një Kryeqytet më të mirë”./Telegrafi/

Exit mobile version