Site icon Telegrafi

Monika Kryemadhi: Edi Rama po largon 400 mijë të rinj

Protesta e studentëve u komentua në një konferencë për shtyp nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ajo e cilësoi Edi Ramën si kryeministër shkollë pak dhe injorant.

“Nuk do t’iu falë të gjithëve historia për 400 mijë të rinj dhe reja që po i largon. Ti paske qenë Rilindja e krimit, e fatkeqësisë e vrasjes së shpresës. Do të ikësh si një kufomë politike. Rama, tregoi sot se i urren shqiptarët”, tha Kryemadhi. /Telegrafi/

Exit mobile version