Site icon Telegrafi

Monica Lewinsky zbulon se cilat skena e ‘nxitën’ atë në serialin “Impeachment” për aferën me Clinton

Monica Lewinsky ka folur më në detaje për skandalet e jetës së saj reale që janë shfaqur në një ekran të vogël.

48-vjeçarja shërbeu si producente në serialin “Impeachment: American Crime Story”. Në të përfshihet edhe afera e saj me ish-presidentin e Amerikës, Bill Clinton që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë.

Monica ka folur për punën me Ryan Murphy, Brad Falchuk, Nina Jacobson dhe Sarah Burgess, por në një intervistë të fundit, ajo pranoi se të jetosh traumat nga e kaluara e saj nuk ka qenë e lehtë.

Monica Lewinsky dhe Bill Clinton (Foto: Getty Images)

“Unë nuk marr vendime lehtë për të punuar në gjëra që lidhen me të kaluarën time”, shpjegoi Lewinsky për Variety. “Unë jam shumë e vetëdijshme se ato ndikojnë tek njerëzit dhe se kjo sjell një kohë të vështirë për të gjithë ne. Kështu që unë mendova shumë për të dhe thjesht dukej që nga koha kur jetonim, do të ndodhte përfundimisht”.

Momente të rëndësishme në jetën e Lewinsky janë të përfshira në seri dhe ka disa që e kanë bërë të qajë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Monica Lewinsky

Një tjetër skenë e vështirë për tu parë ishte kur ajo u kap nga FBI.

Bill Clinton dhe Monica Lewinsky (Foto: Getty Images)

Presidenti ishte 49 vjeç në kohën e incidentit në 1998. Lewinsky ishte 22 vjeçe. Pas skandalit , Clinton, tani 75 vjeç, u shpall i pafajshëm.

Pas disa paraqitjeve publike në një përpjekje për të rizbuluar veten, Monica u largua nga qendra e vëmendjes në mesin e viteve 2000.

Monica Lewinsky (Foto: Jon Kopalo)

Sot, është një aktiviste e njohur kundër ngacmimit. Ajo po ashtu shërben edhe si producente në “15 Minutes of Shame” në HBO Max. /Telegrafi/

Exit mobile version