Telegrafi

Monica Lewinsky flet dy dekada pas skandalit seksual me Bill Clinton (Foto)

Monica Lewinsky ishte 20 vjeçe kur u dashurua në presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Clinton, ndërsa dy dekada më pas, ajo vazhdon t’i përjetojë pasojat që datojnë nga ajo periudhë.

“Jam shumë e vetëdijshme për mënyrën si më shikojnë njerëzit. Në rastin tim, koha nuk shëron pikërisht gjithçka”.

“Sytë e publikut gjithmonë do të më shohin si e dashura e Bill Clintonit”, ka thënë ajo për The Guardian.

“Më duhet të pranoj se shefi im më ka shfrytëzuar, por dua të them se është fjala për një lidhje që e kemi pranuar të dy. Administrata e Clintonit, politikanët tjerë dhe mediat më kanë keqtrajtuar”, ka thënë ajo më tej.

Ndryshe, Lewinsky e ka përfunduar psikologjinë në Londër, ndërsa atje po jeton dhe punon qe disa vite. /Telegrafi/