Monica Bellucci shfaqi format e saj të trupit në një fustan të ngushtë pa supe ndërsa mbante dorën shtrënguar me regjisorin Tim Burton në premierën e “Beetlejuice 2” në Mbretërinë e Bashkuar.
Aktorja italiane, 59 vjeçe, dhe regjisori Tim Burton, 66 vjeç, u panë së bashku në premierën e filmit të Tim, “Beetlejuice Beetlejuice”, në Leicester Square.
Monica dukej bukur në një fustan të gjatë me mëngë të gjata dhe pa supe, ngjyrë bordeo i dizajnuar nga ‘Saint Laurent’, shkruan DailyMail.
Ajo kishte mbathur taka të larta të përshtatshme dhe një çantë të vogël me detaje të arta.
Për të kompletuar pamjen e saj, ajo kishte një gjerdan me diamante pothuajse si choker, por kishte zgjedhur të mos vendoste vathë.
Partneri i saj prej gati dy vitesh, Tim, dukej elegant në një kostum të zi me një këmishë me pika të bardha dhe syze dielli me lente blu.
Filmi “Beetlejuice Beetlejuice”, i cili vjen 36 vjet pas origjinalit, gjithashtu përfshin aktorët si Jenna Ortega, Winona Ryder dhe Michael Keaton. Duke përfshirë tri gjenerata të familjes Deetz që kthehen në Winter River pas një tragjedie të papritur familjare, Lydia, e luajtur nga Winona Ryder, ende përndiqet nga Beetlejuice deri sa vajza e saj rebele zbulon një portë misterioze për në botën tjetër.
Në premierën e fundit në Venecia, filmi mori një ovacion katërminutësh pavarësisht komenteve më pak favorizuese. Winona Ryder ka thënë më parë se ishte e vështirë të imagjinohej një vazhdim i filmit të suksesshëm nga viti 1988.
Tim Burton rikthehet si regjisor për “Beetlejuice 2”, ndërsa Monica Bellucci debuton si Delores, ish-bashkëshortja e Beetlejuice. /Telegrafi/