Deva Cassel, vajza e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel, ka një shans të madh për të pushtuar industrinë e modës.
Deva është vetëm 16 vjeç, dhe ka shumë suksese dhe projekte të reja me marka globale. Një nga bashkëpunimet e saj më të mëdha ishte ajo me Dolce & Gabbana.
Ndërkaq, aktorja e famshme italiane, Monica Bellucci dhe Deva, u shfaqën në kopertinën e edicionit italian të Vogue.
Bellucci dhe vajza e saj u shfaqën në një pamje të ngjashme, pasi kishin veshur një fustan të zi saten, nga marka “Dolce & Gabbana”.
Deva Cassel nuk është vajza e vetme e Monica Belluccci dhe Vincent Cassel. Çifti, i cili u divorcua në vitin 2013 pas 14 vitesh martesë, ka një vajzë tjetër. Leonie, motra e Devës, është 11 vjeç.
Nga ana tjetër, pas një pauze katër-vjeçare nga botimi i fotove të Zonjës së Parë amerikane në kopertinën e revistës amerikane “Vogue”, Jill Biden do të shfaqet në numrin e muajit gusht, i cili do të dalë në shitje në 20 korrik, sipas CNN. /Telegrafi/