Telegrafi

Moneypenny dhe Goldfinger, modelet e reja nga Nokia

Lajmi është bërë publik nga @evleaks, i cili ka njoftuar se Nokia do të paraqes dy modele të reja në platformën e re, Windows Phone Blue.

Ndërsa sipas The Verge thuhet se Nokia Goldfinger do të vijë me teknologjinë e re, në të cilën thuhet se Nokia ka qenë duke punuar që disa vite rresht.

Teknologjia e re e Nokia-së quhet ’3D Touch’, dhe sipas raportit thuhet se 3D Touch përdor një spektër të sensorit të harduerit për ta detektuar ndërveprimin me telefonin, përkatësisht elementet që nuk janë në ekran.

The Verge raporton se përdoruesit mund të ndërveprojnë me Nokia Goldfinger duke bërë gjeste me dorë, në pjesën anësore të telefonit, dhe në pjesën e sipërme të ekranit, gjithashtu. / Telegrafi /