Site icon Telegrafi

Monës nesër i jepet lamtumira e fundit, yjet të pikëlluar për humbjen e saj

Lajmi për vdekjen e Monës, nënës së këngëtareve Adelina dhe Zanfina Ismaili u përhap me shpejtësi të madhe dhe solli pikëllim të madh te miqtë dhe fansat e artisteve të njohura.

Mona megjithëse gjithmonë prapa skenës ishte shtylla kryesore e sukseseve të vajzave të saj.

Yje të shumtë përmes rrjeteve sociale u shprehën të pikëlluar për humbjen e saj duke thurur fjalë të mëdha për Monën.

Lamtumira e fundit nënës së motrave Ismaili do t’i jepet të martën në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Dragodan./Telegrafi

/

 

Exit mobile version