Telegrafi

Monego përuroi objektin e ri, drejtori Egzon Halili: Zyret e reja përfaqësojnë vlera moderne evropiane

Institucioni mikrofinanciar, Monego, të premtën përuroi objektin e ri në një ceremoni solemne.

Bëhet fjalë për një objekt përtej të zakonshmes, që e pasuron kryeqytetin me një objekt impozant, ndërkaq zyret përfaqësojnë vlerat moderne evropiane të ambienteve të punës për punonjësit, e ngrohtësi për klientët.

Në një intervistë për Telegrafin, Egzon Halili, tha se ky objekt është sinonim i punës së madhe që ka bërë stafi i Mongeos dhe vjen si shpërblim për punonjësit të cilët kontribuan në rritjen e institucionit mikrofinanciar të specializuar për kreditim.

“E para, ky është ambient si simbol i suksesit dhe punës intenzive të stafit, vjen si lloj shpërblimi. E dyta, nevoja për ambient të zgjeruar që të motivojmë stafin me ambientin e ri dhe të arrijmë suksese edhe më të larta. E treta dhe më e rëndësishmja është zhvillimi personal i stafit, ku ata kishin nevojë për hapësira të reja relaksuese”, tha Halili për Telegrafin.

Objekti i ri i Monego

Sa i përket shërbimit të klientëve, Halili tha se Monego është në kulminacion të ofrimit të shërbimeve kualitative për klientët, por nuk ndalet së eksploruari për përmirësimin e po këtyre shërbimeve.

“Nuk ndalemi së eksploruari duke ofruar produkte për të cilat klientët kanë nevojë. Përveç buzëqeshjes, te ne mund të gjejnë produktet dhe shërbimet më inovative për të cilat kanë nevojë”, theksoi ai.

Monego ka 260 puntorë, 70% prej të cilëve femra, e ai thotë se objekti i ri vjen si shpërblim për punonjësit të cilët do të arrijnë të rrisin edhe më tej potencialin e tyre në dobi të Monegos.

“Monego ka prekur dy segmente që kanë qenë të nënvlerësuara në vendin tonë: Rinia dhe gjinia femërore. Ne kemi punonjësit me moshën më të re mesatare (24.7) dhe 70% prej tyre janë femra. Natyrisht se për suksesi është falë tyre”, deklaroi drejtori i Monegos.

Kujtojmë se Monego është konsideruar bartëse e FinTech, teknologjisë financiare dhe këtë ky institucion mikrofinanciar arriti që të sjellë inovacion në fushën e financave në vendin tonë. Më tej, Halili tha se Monego nuk do të ndalet me inovaicone, duke u përqëndruar edhe në Inteligjencën Artificiale (AI) dhe në

“Ne gjithmonë eksplorojmë për risitë globale të kreditimit. Ne jemi bartës të teknologjisë dhe inovaiconet. Kemi produkte online dhe shërbime të automatizuara që vlerësojnë klientët në kohë reale. Do të vazhdojmë të përdorim Inteligjencën Artificiale (AI) dhe do të fokusohemi në startups dhe në universitete të ndryshme që të zhvillojmë si rininë ashtu edhe teknologjinë për tregun e Kosovës”, përfundoi Egzon Halili, drejtor i Monegos.

Për të mësuar më shumë rreth Monegos, vizitoni faqen zyrtare, Monego.com