Të martën punëtorët e Monego dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për revokimin e licencës së kredisë konsumunese, emërimin e likuidatorit i cili ka mbyllur 33 degë të kompanisë, duke ngritur kështu shqetësimet për të ardhmen e 260 punonjësve në të gjithë Kosovën.
Më shumë se 100 punonjës morën pjesë në protestë.
Më poshtë mund të gjeni një letër të hapur nga punëtorët e Monego drejtuar menaxhmentit të Bankës Qendrore dhe zyrtarëve të Kosovës.
Letra e plotë e Monego
President, Kryeministër dhe guvernator i Bankës Qendrore,
Sistemi financiar po ndryshon në të gjithë botën. Kosova duhet të ndryshojë gjithashtu dhe Monego është pjesë e ndryshimeve që kanë ndodhur vitet e fundit, duke i mundësuar të gjithëve qaje financiare.
Ne kemi punuar shumë për ta bërë shërbimin tonë të thjeshtë dhe të kuptueshëm për të gjithë. Ne besojmë se të gjithë duhet të kenë qasje në burimet financiare në situatat e jetës kur ato janë të nevojshme. Shteti nuk duhet të na eliminojë vetëm sepse është diçka e re dhe e pashembullt.
Ekipi Monego në Kosovë bëri atë që shteti kishte dështuar ta bënte me vite. Ne u zhvilluam dhe vazhdimisht po kërkonim zgjidhje të reja për të qenë më konkurrues dhe për të krijuar produkte moderne financiare. Ne kemi punuar për njerëzit.
Ka njerëz të rinj dhe të arsimuar në ekipin tonë që do të detyrohen të largohen nga vendi sepse nuk do të ketë punë për ta. Nuk është e qartë për ne, pse në një nivel kaq të lartë të papunësisë, ne humbasim vendet e punës, veçanërisht ato vende të punës kur punëdhënësi kujdeset për punëtorët e vet.
Ne duam të besojmë se kjo është një keqkuptim dhe Monego do të licencohet plotësisht për të vazhduar punën.
Monego ka mbrapa 260 familje, njerëz për të cilët ky vend i punës është e gjitha që ata që kanë. Ne duam të besojmë se vendimet në këtë vend janë marrë në mënyrë korruptive ose me arsyen e lidhjeve politike. Ne nuk duam të jetojmë në një kohë prej guri për derisa pjesa tjetër e botës po zhvillohet. Ne dëshirojmë të jemi pjesë e Evropës, të jetojmë në një vend ligjor e demokratik ku politikanët dhe drejtuesit e insitucioneve shtetërore marrin përgjegjësi për vendimet e tyre.
Kështu që ne u bëjmë thirrje të gjithë autoriteteve legjislative, politike dhe institucionale që të angazhohen për një shqyrtim të kujdesshëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, duke mos lejuar që të forcojnë kompaninë tonë, duke shkatërruar kështu një kompani në rritje, duke eleminuar qindra vende të punës dhe duke ndaluar burimin e të ardhurave për familjet.
Ktheni licencën Monegos! Ktheni besimin tonë në këtë vend!