Site icon Telegrafi

Monego me hapësirë relaksi në Albi Mall

Një pushim e moment relaksi gjithmonë është i mirëpritur pas shopingut dhe këtë e ka realizuar Monego në një prej qendrën e madhe tregtare, Albi Mall.

Nuk është veç një degë, por me hapësirë prej 77 metra katrorë, Monego ka krijuar hapësirë relaksi, ku pos shërbimeve, ka hapësirë publike që u shërben mijëra vizitorëve të Albi Mall çdo ditë.

Hapësirë “chilli” dhe qetësi gjeni në Monegon e hapur në Albi Mall, ku nuk e gjejnë veten vetëm klientët dhe blerësit e Monegos, por të gjithë vizitorët.

Kjo hapësirë unike e relaksit që vjen në formë dege është pika e 33-të e Monegos në gjithë vendin.

Komoditet dhe relaks

Në këtë pikë të re të Monegos, kryefjalë është komoditeti dhe relaksi, me qasje në internet falas dhe mbushës për të gjitha llojet e pajisjeve të mençura.

Kohën e mbytni lehtë në Monego – Albi Mall.

“Në të gjitha degët tona mund ta vëreni se ka standardizim të punës dhe një ambient mirëseardhës për të gjithë. Çdo herë klientëve iu drejtohemi në gjuhën e tyre, duke ofruar për ta zgjidhjet me të mira. Me degën tonë në Albi ne vendosem ta zgjërojmë këtë koncept, të krijojmë hapësirë jo vetëm për klientët tanë por edhe për të gjithë ata që vizitojnë këtë qendër dhe të njejtën kohë dëshirojnë të relaksohen, në hapësirat tona ”, deklaroi Egzon Halili, drejtor ekzekutiv në Monego.

Për ide kreative shquhet institucioni mikrofinanciar Monego, pasi fillimisht implementoi “Fintech”, teknologjinë financiare në vendin tonë, teksa me këtë ide kreative vetëm sa po e vërteton se është bartëse e ndryshimeve pozitive në vendin tonë.

Për të shijuar komoditetin dhe relaksin vizitoni pikën e Monego në Albi Mall – Prishtinë (kati zero).

artikull i sponsorizuar

Exit mobile version