Site icon Telegrafi

Monego, bartëse e Fintech në Kosovë

Tashmë jemi të njoftuar me tekonlogjinë financiare që po revolucionarizon sferën e bankimit – e ndryshe kjo teknologji quhet Fintech.

Fintech në gjithë botën ka arritur që të ndryshojë mënyrën e bankimit.

Teknologjia financiare, e njoftur si FinTech, është teknologjia dhe inovacioni i ri që synon të konkurrojë me metodat tradicionale financiare në ofrimin e shërbimeve financiare. Është një industri në zhvillim që përdor teknologjinë për të përmirësuar aktivitetet në financa.

Transakcionet e shpejta, bankimi online dhe aplikimi për kredi online janë vetëm disa përparësi të Fintech.

Koha e shkurtuar e pritjes në filiala të bankave ka bërë që klientët të përqafojnë Fintech, ndërsa institucionet financiare të fillojnë një epokë të re në qasjen e tyre.

Në vendin tonë Fintech për herë të parë është prezantuar nga Monego, institucioni financiar jo-bankar që shpejt ka lënë gjurmë në fushën e financave.

Monego arriti të rrëmbejë vëmendjen si një brend dhe institucion më ndryshe, e mbi të gjitha, më i lehtë dhe më i qasshëm nga klientët.

Duke shfrytëzuar Fintech, Monego arriti që të zë vend tejet të rëndësishëm në treg për një kohë shumë të shkurtër duke hapur plot 16 degë në tërë vendin.

Se Monego është ndryshe e tregon fakti se ofron kredinë 100% online, e që e bën institucionin e parë financiare në vend që ofron kredinë online bashkë me shërbimin më të avancuar Fintech.

Për të implementuar Fintech në Kosovë, Monego ka përdorur infrastrukturë teknologjike nga shtete të zhvilluara të BE-së si dhe ka bashkëpunuar me kompani vendore të teknologjisë për të bërë të mundshme inkorporimin e shpejtë e të suksesshëm të Fintech.

Konsumatorët tani janë duke u përshtatur për të qenë në gjendje që t’i qasen të dhënave dhe informacioneve të tyre kudo dhe kurdo, që duket e natyrshme që ata të dëshirojnë të jenë në gjendje të rregullojnë portofolin e tyre të investimeve ose të depozitojnë para gjatë pritjeve të autobusit.

Monego është bartëse Fintech në Kosovë dhe këtë e dëshmon se është lidere për kreditë e shpejta e afat-shkurtëra, qëllim që është arritur në më pak se 6 muaj të operimit në treg.

Suksesi i hatashëm i Monegos falë implementimit shembullor të Fintech, ka bërë që kjo teknologji menjëherë të gjejë implementim edhe në institucionet financiare konkurrente.

Monego kështu ka ndikuar në përmirësimin e gjithë fushës së financave dhe mënyrës së bankimit, duke shkurtuar kohën, duke lehtësuar procesin dhe duke shfrytëzuar maksimalisht teknologjinë për të ofruar shërbime sa më kualitative për klientët.

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare Monego.com apo një prej filialeve më të afërta. /Telegrafi/

Exit mobile version