Monedhat që e kanë këtë gabim teknik mund të vlejnë shumë para (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Një numër i vogël i monedhave prej dy funtesh, që janë lansuar në Britani të Madhe gjatë 2015-ës, mund të vlejnë shumë shkaku i një gabimi teknik.
Në krahasim me bankënotën e zakonshme, në këto fytyra e Mbretëreshë Elizabetë është e kthyer për 150 shkallë, transmeton Telegrafi.
Gabimi që është vërejtur nga një organizatë, është vërtetuar nga Royal Mint që është autoriteti i prodhimit dhe lansimit të parave.
Sipas tyre, kjo është bërë pasi rrethi jashtëm dhe ai në mes nuk janë ngjitur si duhet dhe gjithçka është fiksuar, gjatë procesit të presimit.
Afro 650 mijë monedha të tilla janë lansuar gjatë vitit të kaluar, derisa besohet se një në 200 është me këtë gabim, që i bie se janë gjithsej 3,500 në përgjithësi.
Njohësit e monedhave, konsiderojnë se këto mund të sjelli dobi materiale pronarëve të tyre, meqë koleksionuesit japin shumë para vetëm për të pasur një ekzemplar. /Telegrafi/