Telegrafi

Monedhat e shumë vendeve aziatike humbin vlerën

Degradimi i situatës politike në Tailandë, ku kryeministri dekretoi gjendjen emergjente të martën, bëri që të bjerë monedha e këtij vendi në nivelin më të ulët pas një viti, në krahasim me dollarin amerikan.

Në këtë vazhdë valuta tailandeze, ringiti malaizian dhe rupi indonezian kanë humbur gjithashtu pikë.

Kambistët kanë deklaruar se kanë vërejtur shenja të ndërhyrjes së bankave Qendrore, të cilat kanë bërë shitje masive të dollarit për të mbrojtur monedhat e tyre.

Në Korenë e Jugut, autoritetet kanë ndërhyrë duke lejuar një rritje të lehtë të monedhës së tyre.

Kjo ulje rajonale e valutave, vjen në një kohë kur dollari është në pikën më të lartë të këtyre tetë muajve, në krahasim me monedhat e tjera referuese.