Roger Burdette nga Shtetet e Bashkuara, e ka shitur për 70 mijë dollarë, një monedhë të rrallë që është e punuar nga xhami.
Kjo monedhë ishte krijuar si formë eksperimenti gjatë Luftës së Dytë Botërore, që më vonë të zëvendësonte paratë nga bakri, transmeton Telegrafi.
Ky metal kërkohej të kursehej, në mënyrë që të përdoret për nevoja të ushtrisë. Për këtë arsye, autoriteti që kontrollon dhe prodhon valuta, i ka kërkuar një punëtorie në Tennessee, që ta punojë nga xhami.
Mirëpo, këndet e saj ishin shumë të mprehta, si dhe kishte frikë se mund të thyhet në raste të shpeshta.
Kjo para që është krijuar nga një kallëp i mbështjellë me zink, është e vetmja që është ruajtur si duhet, ndërsa ekziston edhe një por është e thyer në mes. /Telegrafi/