Site icon Telegrafi

Monedha kazake humb vlerë të madhe

Monedha kombëtare e Kazakistanit vazhdon të bie, duke arritur në nivelet më të ulëta kundrejt dollarit.

Tenge ka humbur sot mbi 3 për qind të vlerës kundrejt dollarit.

Monedha kazake ka humbur rreth një të tretën e vlerës kundër monedhës amerikane si pasojë e rënies së çmimeve të naftës dhe zhvlerësimeve të monedhave në Rusi dhe Kinë, që janë dy partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kazakistanit.

Banka Qendrore e Kazakistanit ka thënë se ka shpenzuar pesë miliardë dollarë nga rezervat e saj dhe nga fondi i naftës për të mbrojtur tengen. /Telegrafi/

Exit mobile version