Site icon Telegrafi

Monedha gjigante austriake shitet për 3.27 milionë euro

Monedha – me fletën e panjës me vlerë prej një milionë dollarë kanadez është e rëndë 100 kilogramë dhe ka diametër 53 centimetër – u shit në ankand të premten nga shtëpia prestigjioze e ankandeve “Dorotheum”, njoftoi AP.

Atë e shiti një kompani spanjolle për tregtinë e metaleve me vlerë “Oro Direct”.

Dorotheum të shtunën njoftoi se shuma e lartë për shitjen e monedhës është arritur falë çmimit të lartë të arit në tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version