Policia në Berlin kanë njoftuar se hajdutët kanë vjedhur një monedhë të artë e cila peshon 100 kilogramë dhe vlen miliona dollarë, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësi i policisë, Stefen Petersen tha se besohet që hajnat kanë hyrë përmes dritares rreth orës 3.30 të mëngjesit dhe kanë marrë monedhën e artë.
Muzeu ka bërë të ditur se monedha e artë ishte e regjistruar në librin e rekordeve botërore për shkak të pastërtisë së arit 999,99/1000. /Telegrafi/