Në Rrafshin e Dukagjinit ende respektohen traditat e vjetra e sidomos në raport me veshjen.
73 vjeçarja Mone Osdautaj nga Deçani ende merret me qepjen e veshjeve tradicionale me kërrabëza.
“Kam filluar të punojë me kërrabëza që nga mosha 13-vjeçare. Kam dashur të kem paranë time. Atëherë ka qenë varfëri e madhe. Jemi vesh e mbathë me rroba që janë bërë nga punët e dorës. Edhe qezin e kam punuar të tërin vet me dorë”, rrëfen për RTV Dukagjinin e moshuara.
Ishte 39-vjeçare kur bashkëshorti I saj ndërroi jetë dhe ajo u detyrua të gjejë një zgjidhje për të mbajtur fëmijët e saj.
“Në atë kohë ka pasur shumë paragjykime. Por fati im ka qenë se bashkëshorti nuk ka pasur vëlla dhe unë kam qëndruar vetëm me fëmijët. Vëllezërit i kam pasur afër dhe më kanë vizituar shumë shpesh”, tregon ajo, përcjell Telegrafi .
Ajo thotë se tre fëmijë i ka rritur me veshje të dorës.
Për të arritur që të përfundojë punimet që kishte marrë porosi shpesh herë është zgjuar në ora 4 të mëngjesit për të kryer punët.
“Në ora 7:00 kanë filluar punët e shtëpisë si mjelja e lopëve, pjekja e bukëve, nxënia e djathit apo kosit e punët tjera që lidhen me fëmijët”, rrëfen më tej Mone Osdautaj./Telegrafi/