Monchi foli për transferimin e Patrik Schick te Roma, në prezantimin e këtij të fundit para mediave.
Ai zbuloi se reprezentuesi çek ishte gjithmonë qëllimi i klubit nga kryeqyteti italian.
“Po ju them një sekret, rrugëtimi im i parë jashtë Romës ishte të kompletoja marrëveshjen për Schick, po flasim për dy muaj më parë”.
“Patrik ishte gjithmonë obsesioni ynë, por në atë kohë Juventusi ishin zgjedhja e tij e parë”.
“Kur do të jetë i gatshëm për skuadrën e parë? Nuk do flas për gjërat taktike, flet trajneri Eusebio Di Francesco”, ka thënë Monchi. /Telegrafi/