Drejtori sportiv i Romës, Monchi, duket se e ka seriozisht për Gregoire Defrel.
Sipas Sky, ka kontakte të reja mes klubit romak dhe Sassuolo për Gregoire Defrel.
Roma ka rritur ofertën për sulmuesin francez nga 16 milionë në 20, plus bonuset.
Në sezonin e kaluar Defrel ka shënuar 12 gola dhe katër asistime.
Në të kaluarën ai ishte pjesë e Cesenas dhe Parmas. /Telegrafi/