Michy Batshuayi do të largohet nga Valencia gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi belg u huazua nga Chelsea tek skuadra spanjolle, por që nuk po ka hapësirat e duhura në formacion.
Trajneri Marcelinho nuk ka dashur të komentoj pas fitores ndaj Huescas rreth të ardhmes së belgut.
Por mediat angleze e kanë bërë fakt të kryer rikthimin e belgut në Londër për tu larguar përsëri.
Skuadra e ardhshme e Batshuayit pritet të jetë gjiganti italian Roma.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka nisur tanimë kontaktet me Chelsean për transferimin e sulmuesit belg.
Roma është gati të paguajë dy milionë euro për huazimin gjashtë mujor dhe 23 milionë euro të tjera në fund të stinorit për blerjen përfundimtare të tij.
Giallorosët janë favoritë për të nënshkruar me belgun, por në garë mbetet edhe skuadra tjetër italiane Milan. /Telegrafi/