Kostas Manolas dhe Lorenzo Pellegrini nuk kanë ndonjë synim të largohen nga Roma, edhe nëse paguhet klauzola e tyre – kështu insiston Monchi.
Mbrojtësi grek është shënjestër e Chelseat, e posaçërisht nëse Maurizio Sarri e zë vendin e Antonio Contes te klubi londinez.
Ka versione të ndryshme sa i përket klauzolës, megjithëse besohet se shifra kap rreth 38 milionë euro.
“Kam folur me Kostan tri-katër herë dhe ai është i lumtur këtu ku është”, ka deklaruar në një konferencë shtypi drejtori i Romës duke shtuar se edhe Alisson ka dëshirë të qëndroj.
Edhe prestigjiozja ‘The Corriere dello Sport’ e pohon të njëjtën gjë, duke sugjeruar se Manolas nuk do ta ftonte Chelsean ta paguante klauzolën.
Sa i përket Pellegrinit, mesfushori 22-vjeçar është blerë për 10 milionë euro vitin e kaluar, por në kontratën e tij ka një klauzolë prej 25 milionë eurove.
“Jam takuar me agjentin e Pellegrinit javën e kaluar dhe ndihemi të relaksuar. Manolas dhe Pellegrini janë 100 për qind lojtarë të Romës”, ka thënë për fund Monchi. /Telegrafi/