Drejtori sportiv i Romës, Monchi, e pranon se nuk është e lehtë ta mbrojnë Nicolo Zaniolon nga interesimi i klubeve të mëdha.
19-vjeçari që kur u transferua nga Interi ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij, duke e cilësuar atë si e ardhmja e madhe e Italisë.
“Nuk është e lehtë ta mbrojmë atë, por është normale”, ka thënë Monchi para vizitës në Bologna.
“Ndonjëherë gjërat që ndodhin nuk mund të menaxhohen, por të gjithë duhet t’i qëndrojnë afër lojtarit që ai mund të rritet në mënyrë normale. Nuk është kurrë e lehtë dhe aq më pak për një 19 vjeçar”.
Pastaj drejtori sportiv diskutoi për të ardhmen e Edin Dzekos në Olimpico, i cili është futur në 18 muajt final të kontratës.
“Jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur me atë. Tani të mendojmë për të ardhmen. Ai tha që dëshiron të qëndrojë dhe është e rëndësishme për ne të dimë atë”.
“Ajo që ka rendësi për Edinin, bashkëlojtarët dhe klubin tani është e ardhmja”, ka shtuar për fund Mocnhi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UxmLPkwVevA