Telegrafi

Monchengladbach nuk e shet Xhakën

“Xhaka nuk është problem për ne. Ai nuk është përshtatur siç është më së miri, por ne i dimë cilësitë e tij dhe ai së shpejti do t’i demonstrojë ato në fushë”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, për Bild.

Ende nuk dihet se sa ka qenë oferta e Lazios për të, por ajo as që është konsideruar nga bordi i klubit. Për Xhakën deri tani është interesuar edhe Manchester United, por nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare./Telegrafi/