Telegrafi

Monaco tallet me Barcelonën para ndeshjes së dytë me PSG-në në Ligën e Kampionëve: Nëse ju duhen këshilla, na shkruani mesazh

Monaco e ka mposhtur Paris Saint-Germainin në fundjavën që shkoi me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1.

Për më shumë, mysafirët morën një fitore të madhe në Parkun e Princave, derisa pas ndeshjes u argëtuan edhe me statuse.

Monaco bëri një postim tallës me Barcelonën që pësoi humbje 4-1 në Camp Nou nga PSG.

Klubi francez i ka shkruar klubi katalunas se nëse kanë nevojë për ndonjë këshillë, atëherë të iu shkruajnë mesazh se si duhet mposhtur PSG-në.

“Barcelona, nëse keni nevojë për ndonjë këshillë, na shkruani mesazh”, thuhet në postimin e Monacos në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Kylian Mbappe u shënoi het-trik Blaugransëve në triumfin 4-1, e që ndeshja e dytë tani do të luhet në mars në Parkun e Princave. /Telegrafi/