Është raportuar se Monaco kanë paraqitur një ofertë prej 25 milionë euro drejt Lazios për sulmuesin Keita Baldé Diao.
21-vjeçari është një i diplomuar i akademisë Biancocelesti dhe ka kaluar tre vitet e fundit në skuadrën e parë të ekipit të nga Stadio Olimpico.
Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra nga Ligue 1 dëshiron transferimin e sulmuesit në jug të Francës dhe dëshiron ta joshë futbollistin duke i ofruar Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, raporti gjithashtu thotë se Presidenti i Lazios, Claudio Lotito po mbahet ende pasi nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e Keitas pa të paktën 35 milionë euro.
Ndryshe, për sulmuesin interesim të madh kishte shprehur edhe skuadra italiane, Inter. /Telegrafi/