Monaco është klubi i radhës që ka shprehur interesim për shërbimet e Arda Turan.
Fichajes.net bën të ditur se klubi i Ligue 1 e ka pyetur Barcelonën për situatën e mesfushorit.
Futbollisti turk nuk ka vend të Camp Nou, prandaj është lidhur me një largim nga kampioni i Spanjës.
Plani i Monacos është që ta huazojë Turanin dhe do t’ia jepte pagën e tij të plotë në rast të arritjes së marrëveshjes (prej shtatë milionë eurosh). /Telegrafi/