Monaco fitoi në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt me rezultat 3-1.
Me këtë francezët befasuan të gjithë me lojën e mirë, duke përmbysur rezultatin e thellë nga ndeshja e parë.
Goli i parë në takim u shënua nga Kylian Mbappe në minutën e tetë, ndërsa në minutën e 29-të shënoi edhe Fabinho dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.
Goli i vetëm për mysafirët u shënua nga Leroy Sane në minutën e 71-të.
Kundërpërgjigjja nga vendasit erdhi vetëm pas gjashtë minutash, ku Tiemoue Bakayoko shënoi golin e kualifikimit.
Pas kësaj fitore Monaco kualifikohet në çerekfinale, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar 5-3 për Cityn. /Telegrafi/