Telegrafi

Monaco mposhtë gjigantët evropian, Tielemans afër nënshkrimit me francezët

Youri Tielemans duket se nuk do të zgjedhë as kampionatin anglez dhe as atë italian.

Talenti i madh belg i cili prej kohësh po kërkohet nga skuadrat e mëdha ka zgjedhur kampionatin francez.

Është skuadra e Monacos që ka arritur një marrëveshje për transferimin e Tielemansit në Ligue 1.

Mediat belge kanë raportuar se Monaco ka ofruar 22 milionë euro për transferimin e Tielemansit.

20-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë afatgjate deri në vitin 2022 me klubin bardh e kuq.

Ai u kërkua me ngulm nga skuadrat angleze si Chelsea, Liverpool, Manchester City e Everton, ndërsa në Itali e donin me çdo kusht Roma, Milan dhe Inter. /Telegrafi/