Telegrafi

Monaco me mision të vështirë, City pranë kualifikimit – formacionet zyrtare

Monaco është nikoqir i Manchester Cityt në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze i ka shënuar tre gola si mysafir, mirëpo i ka pranuar pesë. Prandaj duhet të fitojë me epërsi prej më shumë se dy golash për t’u kualifikuar.

Nga ana tjetër, ekipi anglez e ka epërsinë, ashtu që fitorja, barazimi apo humbja me një gol disavantazh, e dërgon në çerekfinale.

Leonardo Jardim dhe Pep Guardiola kanë nxjerrë në fushë lojtarët për të cilët besojnë se mund t’u shërbejnë taktikave të tyre.

Formacioni zyrtar i Monacos: Subasic; Sidibe, Jemerson, Raggi, Mendy; Fabinho, Bakayoko, Silva, Lemar; Germain, Mbappe.

Formacioni zyrtar i Manchester Cityt: Caballero, Sagna, Stones, Kolarov, Clichy, Fernandinho, Sterling, Silva (C), De Bruyne, Sane, Aguero.

/Telegrafi/