Monaco është nikoqir i Manchester Cityt në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Skuadra franceze i ka shënuar tre gola si mysafir, mirëpo i ka pranuar pesë. Prandaj duhet të fitojë me epërsi prej më shumë se dy golash për t’u kualifikuar.
Nga ana tjetër, ekipi anglez e ka epërsinë, ashtu që fitorja, barazimi apo humbja me një gol disavantazh, e dërgon në çerekfinale.
Leonardo Jardim dhe Pep Guardiola kanë nxjerrë në fushë lojtarët për të cilët besojnë se mund t’u shërbejnë taktikave të tyre.
Formacioni zyrtar i Monacos: Subasic; Sidibe, Jemerson, Raggi, Mendy; Fabinho, Bakayoko, Silva, Lemar; Germain, Mbappe.
Formacioni zyrtar i Manchester Cityt: Caballero, Sagna, Stones, Kolarov, Clichy, Fernandinho, Sterling, Silva (C), De Bruyne, Sane, Aguero.
/Telegrafi/