Klubi francez, Monaco thuhet se ka vendosur çmimin për mesfushori e njohur Aurelien Tchouameni, i cili është shumë i kërkuar.
Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Liverpool të gjithë janë lidhur me 22-vjeçarin, kontrata aktuale e të cilit nuk skadon deri në vitin 2024.
Tashmë klubi francez thuhet se ka vendosur edhe çmimin për mesfushorin qendror.
Sipas mediumit Footmercato, Monaco ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për Aurelien Tchouameni.
Megjithatë, nëse Monaco e shet Tchouameni këtë verë, ish-klubi i tij Bordeaux do të marrë 20 për qind të çdo tarife përfundimtare.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur për një marrëveshje të Real Madridit me lojtarin, por gjithçka pritet të konfirmohet pas përfundimit të sezonit. /Telegrafi/