Telegrafi

Monaco ka refuzuar 110 milionë euro për Mbappen?

Getty Images

Monaco ka refuzuar një ofertë rekorde për shërbimet e Kylian Mbappe – bën të ditur AS.

Sipas gazetës spanjolle, një klub anglez ka ofruar 96 milionë funte (110 milionë euro) për shërbimet e talentit francez, mirëpo klubi që e pronëson e ka refuzuar ofertën.

Lexo po ashtu Mbappe: Nuke e lexoj shtypin anglez

18-vjeçari është njëherësh shënjestër e Real Madridit falë formës së shkëlqyer që ka kaluar në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Arsenali, Manchester City dhe Manchester Unitedi janë disa nga klubet e interesuara për sulmuesin, por nuk dihet nëse është ndonjëri prej këtyre klubeve që e ka bërë ofertën rekorde.

Mbappe, i cili ka shënuar 19 gola për Monacon këtë sezon, pritet të debutojë edhe për Francën në ndeshje zyrtare. /Telegrafi/