Telegrafi

Monaco ia cakton çmimin Mbappes

Kylian Mbappe mund të largohet nga Monaco, por vetëm për çmimin e kërkuar.

Talenti francez është emër i nxehtë në këtë afat kalimtar veror, ku shumë skuadra të mëdha evropiane si Real Madridi, Manchester City dhe PSG duan shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Çmimi i Mbappes është 180 milionë euro, por Reali nga xhepi do të nxjerrë vetëm 72 milionë (Foto)

Kampionët e Ligue 1 po vazhdojnë bisedimet për një zgjatje të kontratës me të riun francez për të shmangur largimin e tij në këtë sezon.

Megjithatë, sipas gazetës franceze L’Equipe, Monaco do të ishte e gatshme të shiste Kylian Mbappe nëse do të merrnin një ofertë prej 180 milionë eurosh.

Dhe tani ata janë të vendosur të marrin në konsideratë shitjen, por vetëm nëse kërkesat e tyre plotësohen financiarisht. /Telegrafi/