Kylian Mbappe mund të largohet nga Monaco, por vetëm për çmimin e kërkuar.
Talenti francez është emër i nxehtë në këtë afat kalimtar veror, ku shumë skuadra të mëdha evropiane si Real Madridi, Manchester City dhe PSG duan shërbimet e tij.
Kampionët e Ligue 1 po vazhdojnë bisedimet për një zgjatje të kontratës me të riun francez për të shmangur largimin e tij në këtë sezon.
Megjithatë, sipas gazetës franceze L’Equipe, Monaco do të ishte e gatshme të shiste Kylian Mbappe nëse do të merrnin një ofertë prej 180 milionë eurosh.
Dhe tani ata janë të vendosur të marrin në konsideratë shitjen, por vetëm nëse kërkesat e tyre plotësohen financiarisht. /Telegrafi/