Gelson Martins po largohet nga Atletico Madrid gjashtë muaj pas transferimit të tij në La Liga.
Sulmuesi portugez nuk është ambientuar tek skuadra spanjolle dhe ka kërkuar largimin nga klubi.
E ardhmja e tij do të jetë në kampionatin francez Ligue 1.
Është skuadra e Monacos e cila duket se ka fituar garën për ta marrë në huazim sulmuesin anësor.
Monaco do ta ketë Martinsin në huazim për gjashtë muaj ku do ta ketë në fund mundësinë e blerjes për 25 milionë euro.
Për lojtarin interesim kishin shprehur edhe dy skuadrat italiane Roma dhe Milan si dhe ato angleze Fulham dhe Newcastle.
23-vjeçari portugez iu bashkua Atleticos në verë nga Sportingu i Lisbonës si transferim i lirë.
Reprezentuesi i Portugalisë ka zhvilluar 12 ndeshje në të gjitha garat me Atleticon ku ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/