Telegrafi

Momenti kur qeni mundohet të zgjojë mikun e tij, pasi ngordhi në rrugë

Një qen është filmuar duke u munduar të zgjojë shokun e tij pasi u godit nga një veturë në një rrugë në Filipine.

Banorët shikuan momentin rrënqethës kur qeni besnik u përpoq të ndihmonte qenin e shtrirë në rrugë, para se të kuptonte se ai kishte ngordhur, transmeton Telegrafi.

Në video, njëri prej qenve shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa qeni tjetër përpiqet t’a zgjojë atë duke e prekur me hundën e tij.

Disa momente më vonë, ai ndalon së nuhaturi mikun e tij, sikur të ketë kuptuar se nuk do të zgjohej më kurrë.

Gati 900 persona kanë reaguar dhe më shumë se 100 komente janë bërë për videon e postuar në Facebook nga personi që e filmoi ngjarjen. /Telegrafi/