Telegrafi

Momenti vendimtar për gjysmëfinalistin, formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

Real Madridi është nikoqir i Bayern Munichut për ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos e fituan takimin e parë në Allianz Arena me rezultat 2-1 dhe janë favoritë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Sidoqoftë, Carlo Ancelotti ka bërë planin e tij për ta bërë përmbysjen dhe do të përpiqet ta zbatojë në Santiago Bernabeu.

Zinedine Zidane është aty për t’iu kundërpërgjigjur dhe pritet të shihet se cila skuadër do të vazhdojë në fazën tjetër.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Nacho, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Isco, Benzema, Ronaldo.

Formacioni zyrtar i Bayern Munichut: Neuer; Lahm, Boateng, Hummels, Alaba; Alonso, Vidal, Thiago; Robben, Ribery, Lewandowski.

/Telegrafi/