Tottenham Hotspur arriti mbrëmë që të shkruante histori në Ligën e Kampionëve, edhe pse u mposht në finale nga Liverpooli me rezultat 2-0.
Spurs arritën për herë të parë në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë, duke i eliminuar skuadrat të mëdha si Borussia Dortmund, Manchester City dhe Ajax.
Tottenhami ishte i pafat në finalen e madhe, duke pësuar një gol qysh në fillim të ndeshjes, që u realizua nga Mohamed Salah, ndërsa të dytën e pësuan nga Divor Origi në minutat e fundit.
Tottenham were very good tonight and their fans were sound out here in Madrid, as this fella at the metro stop by the ground proves: pic.twitter.com/hfPmQj0VgH
— Sachin Nakrani (@SachinNakrani) June 2, 2019
Por, tifozët e Spurs treguan një organizim të lartë në këtë finale, duke i mbështetur pas ndeshjes ata të Liverpoolit që kënduan “You’ll never walk alone” (Ju kurrë nuk do të ecni vetëm).
Për një moment, një tifoz i Tottenhamit kishte shkuar para atyre të The Reds, duke vallëzuar edhe pse kishin humbur finalen e madhe.
Ata madje kanë kënduar një pjesë të këngës së famshme të Liverpoolit, e që natyrisht se i kanë befasuar edhe të pranishmit të tjerë, pasi nuk kishte ndodhur më parë që të dyja tifozeritë të kishin një koordinim të tillë. /Telegrafi/