Në ditën kur George Floyd ndërroi jetë pas dhunës nga policia amerikane, kalimtarët e rastit i luteshin policisë të ndalonin veprimet ndaj afro-amerikanit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet të cilat u publikuan të dielën nga Ben Crump, avokati i familjes së Floyd – tregojnë momentin kur oficeri Tou Thaoi injoroi plotësisht kërkesat e kalimtarëve, ndërsa Chauvin në ato momente i kishte vendosur gjurin në qafë.
“Kjo është më e rëndë sesa videoja e parë”, shkroi Crump.
“Tou Thao bëri roje derisa Derek Chauvin vrau George Floyd”, ka shtuar ai.
Ndryshe si pasojë e vdekjes së George Floyd, protesta të shumta e të dhunshme shpërthyen në SHBA dhe në disa vende të botës. /Telegrafi/