Telegrafi

Momenti tronditës kur klientja e McDonald’s goditet me grusht në fytyrë dhe tërhiqet zvarrë nga roja i sigurisë

Një grua u godit me grusht në fytyrë dhe u tërhoq zvarrë përgjatë dyshemesë nga një roje sigurie në McDonald’s.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dëshmitarët e habitur panë klienten të rrëzohej pasi u godit nga një burrë me një xhaketë në një nga restorantet e zinxhirit në York të Anglisë rreth orës 18:30 të së shtunës.

Pamjet e konfrontimit tregojnë se rojtari i sigurisë i thotë gruas ‘ik, ik’ dhe bën shenjë drejt daljes, përpara se t’i thotë ‘shihemi më vonë’.

Klientja godet me shkelma rojën, por më pas nxirret zvarrë jashtë ambienteve pasi dëshmitarët ose injorojnë skenat ose qeshin.

Roja i sigurisë, i cili punon në një kompani të veçantë, është larguar nga detyra dhe gjiganti i ushqimit të shpejtë po heton ngjarjen.

“Individi në fjalë punon për një kompani të jashtme sigurie dhe nuk do të jetë në detyrë në asnjë nga restorantet tona ndërkohë që ne kryejmë një hetim të plotë për këtë incident”, ka thënë një zëdhënës i McDonald’s. /Telegrafi/