Ky është momenti tronditës kur një e moshuar u kap në një video, duke gërvishtur makinën e re të një gruaje, në qytetin e Compton të Kalifornisë.
Joy Norton, 74-vjeçe, gërvishti veturën “Land Rover” të paktën tre herë si pjesë e asaj që policia e quajti ‘situatë e terrorit’ kundër fqinjëve.
Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Norton u fut në një mosmarrëveshje me një banore të moshuar, dhe më pas e kishte ndjekur vajzën e saj deri në shtëpi.
Ajo rregullisht shëtiste anembanë lagjes, ndërsa gërvishti makinën, thuhej në gjykatë.
Një grua në të 40-tat, njëherit nënë e dy fëmijëve, tha se Norton kishte hedhur copë gjethesh në kopshtet e fqinjëve në të kaluarën.
“Ajo ka terrorizuar komunitetin, ka qenë e tmerrshme për nënën time, pasi që ka jetuar në atë lagje për 45 vite ose më shumë, ndërsa mendonte të ndërronte vendbanim, por nuk kishte ku të shkonte”, ka thënë 40-vjeçarja.
Ndërkaq pronari i makinës Land Rover, tha se Norton kishte abuzuar me vite nënën e tij dhe fqinjët e tjerë. /Telegrafi/