Telegrafi

Momenti tmerrues i përmbysjes së anijes me turistë (Video,+18)

Një anije që mbante më shumë se 100 turisë përmbyset dhe fundoset në bregdetin e Kosta Rikas, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave të moshuar.

Një video tmerruese, e filmuar nga një pasagjer, tregon anijen duke u përmbysur derisa uji vërshon në kuvertën e sipërme, me pasagjerët në panik; duke u mbajtur për tryeza.

I gjithë incidenti është incizuar, përcjell Koha.net.

Anija shihet duke u fundosur e vërshuar nga uji, e me pasagjerët të veshur me jelekë shpëtimi së bashku me trupat e të vdekurve afër tyre, duke pritur dikë që t’i shpëtojë.

Anija ishte duke mbajtur 98 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit në bregdetin e Kosa Rikas, ku u fundos në janar të vitit të kaluar, ndërsa video e ngjarjes është postuar së fundi.