Site icon Telegrafi

Momenti i tmerrshëm i yllit të Arsenalit – Joe Willock humb kontrollin e veturës luksoze dhe përfundon në shkurre

Mesfushori i Arsenalit, Joe Willock ka përjetuar një moment të tmerrshëm me veturën e tij luksoze, Mercedes-AMG G-Class, pasi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në shkurre. Por, për fat të mirë pa pasoja fizike.

Ishte momenti i tmerrshëm kur një yll i ri i Ligës Premier kaloi nëpër tre korsi trafiku pasi humbi kontrollin e tij me veturën e fuqishme 4×4.

Çuditërisht, mesfushori i Arsenalit, Willock, doli i “tronditur”, por i padëmtuar nga vetura e tij 140 mijë funtesh, pasi ai humbi kontrollin e timonit nga shpejtësia e madhe.

Lojtari i Anglisë U21 ishte në rrugën e tij për stërvitje në anën veriore të Londrës kur me sa duket gjykoi gabimisht daljen e tij nga autostrada A1 (M) për t’u bashkuar me rrugën M25 të zënë.

Një shofer tjetër mbrapa kapi këtë pamje dramatike ndërsa makina e Willock kalonte nëpër rrugë, pastaj goditi në fund të një pengese përplasjeje ndërsa ai humbi kontrollin e veturës së tij prej 2.5 ton dhe 600 kuaj-fuqi, duke humbur edhe njërën rrotë të pasme.

Tani me tre rrota, makina e Willock pastaj u ktheu përsëri në vetvete, duke përfunduar në shkurre, por megjithatë qëndroi në mënyrë të pabesueshme.

Shoferi i parë në vendngjarje, kamera e të cilit kapi aksidentin, tha se kur ai u afrua, Willock ishte duke u përpjekur me tërbim të kthente makinën nga pragu, pa dijeni se tani ishte me një rrotë më pak.

Përplasja ndodhi në orën 14:14 pasditen e të shtunën – vetëm një ditë para se lojtari i cili fiton 20 mijë funte në javë të fillonte si titullar në përballjen me Leeds United. /Telegrafi/

Exit mobile version