Pamjet e tmerrshme tregojnë momentin kur një vajzë tre-vjeçare u ngrit 30 metra në ajër nga një shirit gjigant gjatë një festivali në Taiwan.
Vajza e paidentifikuar po merrte pjesë në një festival, të dielën në portin Nanliao në qytetin Hsinchu kur u kap nga një shirit fluturues portokalli gjigant, me bisht të gjatë, transmeton Telegrafi.
Pamjet nga skenat e saj duke u përdredhur disa herë mbi një turmë të rriturish ndërsa përpiqen dëshpërimisht ta tërheqin atë përsëri në tokë u përhapën mjaft shpejtë.
Raportet lokale sugjerojnë se një grup njerëzish ishin në gjendje ta kapnin kur ajo ra në tokë.
Ajo është raportuar se nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Raportet e lajmeve sugjerojnë se ajo ishte e frikësuar në mënyrë të kuptueshme, por nuk pësoi lëndime fizike përveç disa gërvishtjeve në fytyrën e saj.
Sipas Taiwan News, ajo u dërgua në spital menjëherë pas incidentit dhe iu bashkua e ëma.
Kryetari i Bashkisë Hsinchu, Lin Chih-chien, ka kërkuar falje për incidentin.
I gjithë festivali u ndalua menjëherë pas incidentit tronditës. /Telegrafi/