Në një autostradë në Rusi, është filmuar momenti i tmerrshëm kur një tullë bie nga rimorkio e kamionit, dhe qëllon gruan që ishte në ulësen e përparme të një veture.
Olga Gaikovichn që është goditur me këtë mjet ndërtimi, ka marrë lëndime serioze që i kanë shkaktuar vdekje të shpejtë, transmeton Telegrafi.
Gruaja 29-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital, por ka qenë e pamundur të shpëtohet.
Në videon e postuar më poshtë, shihet tulla që lëvizë në ajër dhe thyen xhamin, por nuk është filmuar momenti kur e godet gruan.
Shoferi dhe një pasagjer që ndodhen në veturë, dëgjohen duke qarë dhe bërtitur me ngjarjen fatale që u ndodhi para syve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZCXrVUtXTW4